9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti-LD: Fitorja do jetë e thellë, ndoshta edhe ne do befasohemi...

Izet Mexhiti-LD: Fitorja do jetë e thellë, ndoshta edhe ne do befasohemi nga ajo!

Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti ka paralajmëruar qytetarët me paraqitjen e tij para disa ditëve në “ClickPlus” se me datë 24 prill dhe 8 maj do të bëhet ndryshimi i shumëpritur në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

“Me 24 prill dhe 8 maj do të ndodhë populli. Do të jenë zgjedhje identike sikurse ato në vitin 2016-të. Do të jenë zgjedhje me të vetmin dallim që nuk do të ketë derdhje të votës shqiptare në partitë maqedone, por do të jenë vota që do të derdhen brenda dy taboreve politike. Duke e analizuar që ka shumë shqiptarë që votojnë për ndryshim 10 vite, nuk ka asnjë arsye tash kur është bashkuar opozita shqiptare të mos votojnë për ndryshim.”, është shprehur Mexhiti.

Sa i përket fitores së bllokut opozitar Mexhiti ka paralajmëruar se do të jetë e thellë.

“Fitorja do të jetë e thellë që ndoshta edhe ne do befasohemi nga ajo, por nuk do të jenë vota 100% për VLEN-in. Më tepër do të jenë ashtu siq ishin në 2016-tën, vota anti-Gruevski, tash do të jenë vota anti-BDI. Ne si VLEN duhet ta vendosim gishtin në kokë dhe të mendojmë se si mund t’i mbajmë ato vota në të ardhmen. Kjo do të tregon që votuesi edhe qytetari të ul dhe të ngrit. BDI këtë e ka harruar. Kjo do të jetë porosi edhe për këta që definitivisht të kalojnë në opozitë dhe të reformohen, por do të jetë porosi edhe për ne që mos të harrojmë se ashtu siq na ngritën ashtu mund të na rrëzojnë.”, ka thënë i pari i LD-së.

Rreth asaj se çfarë pas zgjedhjeve me koalicionin VLEN, Mexhiti ka cekur dy çështje.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments