11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeIzet Mexhiti i kthen selamin /Debati për zëvendësimin e Ali Ahmetit...

Izet Mexhiti i kthen selamin /Debati për zëvendësimin e Ali Ahmetit vjen me ardhjen e Artan Grubit në BDI . Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi.

Pasi dha dorëheqje nga posti i Koordinatorit të grupit parlamentar, Izet Mexhitit do t`i mbetet më shumë kohë për t`u fokusuar në “betejën” që ai e hapi kundër Artan Grubit.

Pas shkrimit të mbrëmshëm, sot u sqarua edhe para kamerave, se përse është tërhequr.
“Dallimi është në aspekt organizativ, pra kërkojmë themelimin e organeve, funksionimin e organeve partiake, hapjen e debatit.

E dyta është politika kadrovike, funksionimi i meritokracisë. Fundi i fundit në politikë vlen aq sa ke vota, në momentin që nuk ke vota duhet t’ia lëshosh vendin dikujt tjetër.

Dhe nëse aplikohen anketimet për kryetar komune, deputet dhe funksione tjera, përse nuk duhen të aplikohen ky sistem i anketimeve edhe tek ekzekutivi.

Unë ithtarë i prishjes së koalicionit me VMROnën e Gruevskit në 2016, por tash e them me shumë bindje që ne nuk jemi një me LSDM-në. Unë jam kundër asaj që ne të shkrihemi në LSDM. Kjo është deklarata e parë e Z.Grubit, ne jemi një dhe këtë e kundërshtojmë me bindje.

Edhe pse Mexhiti nuk ka fjalë të mirë për punën e Grubit, Grubi mendon se Mexhiti mund të jetë kryetar i BDI-së, pas Ali Ahmetit.

Unë besoj që ka! Unë besoj që Z. Mexhiti ka dhënë kontribut. Është një veteran në politikë, siç e tha edhe vet dje. 20 vite ka kontribut në këtë shoqëri, në radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim. Gjithsesi se në një periudhë mund të ketë një kryetar tjetër Bashkimi Demokratik për Integrim edhe pse mos të jetë ajo Izet Mexhiti, apo kushdo qoftë tjetër që e ka përkrahjen e votuesve, ka deklaruar Grubi.

Por, këtë qëndrim, nuk e mori kompliment Mexhiti.

Ky debat për zëvendësimin e Ahmetit vjen me ardhjen e Grubit në Bashkimin Demokratik për Integrim. Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi.
Është një temë e cila imponohet ose për të defokusuar tema tjera, pse për të hy në skutaçen e Ali Ahmetit.

Ndoshta është motivuar nga ajo që është bërë Sekretar organizativ, Sekretar i përgjithshëm, shef kabineti, person për media, person për kadrovikun, Zëvendëskryeministër i parë, ndoshta mendon se i ka mbet të bëhet vetëm kryetar i partisë.

Ai tha se nuk ka pretendime për të shkuar në ekzekutiv, e premtoi se deri në fund të mandatit do të jetë deputet. /KlanMacedonia

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments