11.1 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaEkonomiItalianët në panik nga ngritja e çmimeve, besoni apo jo, 1 kilogram...

Italianët në panik nga ngritja e çmimeve, besoni apo jo, 1 kilogram bukë arriti çmimin 9 euro

Rritja e çmimit të grurit ashtu si në gjithë Evropën, prej sanksioneve perëndimore kundër Moskës ka bërë që italianët të përfshihen nga paniku në shumë qytete të vendit.

Këtë fundjavë, qytetarët boshatisën raftet e miellit dhe bukës nga frika e rritjes së mëtejshme të çmimeve.

Ditët e fundit çmimi i miellit është rritur me 15 – 30% në gjithë vendin.

Kjo ka bërë që çmimi i bukës të arrijë deri në 9.8 euro për kilogram në Ferrara dhe ky qytet përbën rekord për gjithë vendin.

 Në pjesën më të madhe të vendit, nga Milano në Bari, çmimi i bukës arriti në 6 euro për kilogram, ndërsa më i liri është në Napoli me 2 euro/kg.

Ekspertët thonë se ndikim ka jo vetëm rritja e çmimit të miellit, por edhe shtrenjtimi i faturave të energjisë elektrike dhe i karburanteve me të paktën 30%.

Megjithatë, autoritetet thonë se tek rritja e çmimit ka ndikuar edhe blerjet e pazakonta të ndikuara nga paniku.

Qeveria italiane ka premtuar se do të ndërhyjë për të mbajtur nën kontroll rritjen e çmimeve.

© SYRI.net

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments