3.4 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBotaItalia merr masa ndaj koronavirusit/ Conte: Ushtria në gatishmëri për të ndaluar...

Italia merr masa ndaj koronavirusit/ Conte: Ushtria në gatishmëri për të ndaluar hyrje-daljet

Si rezultat i përhapjes së koronavirusit, Italia është mobilizuar në ndërmarrjen  e masave për të evituar përhapjen e epidemisë së virusit të rrezikshëm në nivel kombëtar.

Me miratimin e draft ligjit parashikohet edhe largimi i personave nga zonat që konsiderohen si më të rrezikshme. Masat do të aplikohen në të gjitha ato komuna ku të paktën një person ka rezultuar pozitiv.

Po ashtu, kryeministri italian, Giuseppe Conte njoftoi se nëse është e nevojshme , do të vihet në dispozicion policia edhe ushtria për të ndaluar lëvizjen nga zonat shpërthyese të koronavirusit.

“Në zonat e shpërthimit, hyrja dhe dalja nuk do të lejohen, përveç përjashtimeve specifike që do të vlerësohen herë pas here. Në ato zona pezullimi i aktiviteteve të punës dhe ngjarjeve tashmë është porositur”, deklaroi Conte.

Deri më tani, në Itali janë shënuar 2 viktima nga koronavirusi, ndërsa 79 persona të tjerë janë infektuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments