12.1 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeISK: Mbi një e treta e postimeve të partive politike dhe liderëve...

ISK: Mbi një e treta e postimeve të partive politike dhe liderëve politikë në RMV përmbajnë narrativa të dëmshme

Instituti për Studime të Komunikimit publikoi raportin gjashtëmujor të monitorimit të narrativave politike në Maqedoninë e Veriut, duke zbuluar praktikat e dëmshme të komunikimit të partive politike dhe liderëve në vend. Sipas raportit, një e treta e numrit të përgjithshëm të postimeve të partive politike dhe liderëve përmbajnë narrativa të dëmshme, duke përfshirë akuzat pa argumente dhe sulmet personale.

Nga analiza, OBRM-PDUKM dhe LSDM dalin si partitë kryesore që përdorin këto narrativa, ndërsa në radhë të liderëve politikë, Dimitar Apasiev nga Levica shënon prezencën më të lartë me 50 postime të tilla gjatë periudhës së monitorimit.

Gjithashtu, raporti vëren se zyrtarët qeveritarë nuk janë të përjashtuar nga përdorimi i narrativave të dëmshme, duke përfshirë edhe raste kur ata abuzojnë me kanalin zyrtar për promovim personal dhe partiak.

Në sektorin e medias, TV Alfa dallohet për numrin më të madh të artikujve me narrativa të dëmshme, ndërsa media online “Republika” përkon të ketë numrin më të lartë të artikujve të tilla.

Tre narrativat më të përdorura nga aktorët politikë janë minimi i besimit te institucionet, përzgjedhja e njëanshme dhe sulmet personale/demonizimi i kundërshtarëve politikë.

Hulumtimi “DAMAGE” është një pjesë e projektit të mbështetur nga Ambasada Britanike në Shkup, me qëllim të promovimit të gazetarisë së bazuar në fakte dhe luftën kundër dezinformimit në hapësirën mediatike të Maqedonisë së Veriut. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments