19.4 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaKulturëIsh Ministri i Kulturës Hysni Ismaili dorëzoi postin Irena Stefkovskës

Ish Ministri i Kulturës Hysni Ismaili dorëzoi postin Irena Stefkovskës

Sot e kreva detyrimin tim të fundit si ministër i Kulturës – ia dorëzova detyrën ministres së re, znj. Irena Stefkovska. Për mua kjo ditë është e veçantë, sepse po e lë Kulturën në duar të të një njeriu që nuk është i huaj për këtë resor. Znj. Stefkovska edhe deri tash ka kontribuar në komisione qeveritare dhe parlamentare të kulturës dhe ajo është e familjarizuar me çështjet e kulturës në vendin tonë. Përveç shumë projekteve dhe aktiviteteve me të cilat do të mburrem gjithë jetën, kam kënaqësi të veçantë që Ministrinë e Kulturës po e lë pasi që e realizuam Marrëveshjen Kolektive me punonjësit e kulturës, që sigurisht ka qenë një hap historik për jetën kulturore në vendin tonë. Prandaj, jam i bindur se znj. Stefkova do ta ketë më lehtë, sepse do të ketë një problem më pak dhe një mundësi më shumë. Duke i falënderuar të gjithë punonjësit e Ministrisë për bashkëpunimin korrekt, unë i uroj sukses ministres së re të Kulturës dhe i them se ndonëse unë dhe partia ime do të jemi në opozitë, ajo do ta ketë mbështetjen time dhe të partisë ku bëj pjesë unë, aq më shumë që në dy vitet e fundit ne e kemi përvojën e drejtimit të resorit të Kulturës.Денес ја завршив мојата должност како Министер за култура – ја предадов должноста на новиот министер г-ѓа Ирена Стевковска. За мене овој ден е посебен, бидејќи ја оставам Културата на рацете на човек кој што не е странец во овој ресор. Г-ѓа. Стефковска и досега придонела на владините и парламентарините комисии за култура и таа е запознаена со прашањата околу културата во нашата земја. Освен многубројнтие проекти и актвивности со кои ќе се гордеам цел живот, имам посебна чест бидејќи Министерството за култура го оставам после реализација на Колективниот договор со вработените во културата, секако дека беше историски чекор за културниот живот во нашата држава. Затоа сум убеден дека на г-ѓа. Стефковска ќе и биде по лесно, бидејќи ќе има еден проблем по малку и една можност повеќе. Им се заблогодарувам на сите вработени во Министерствово за искрената соработка, и посакувам успех на новиот министер и ќе и кажам и ако јас и мојата партија ќе бидеме во опозиција, таа ќе ја има мојта и подршка на партијата каде што јас припаѓам, бидејќи последните две години ние го имаме искустовото со раководењето на ресорот Култура.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments