15.5 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmeIsh ministër i MPB Pavle Trajanov deputet i LD /Zgjedhja e Talat...

Ish ministër i MPB Pavle Trajanov deputet i LD /Zgjedhja e Talat Xhaferit për kryeministër shitet si nacionalizëm

Deputeti i Lidhjes Demokratike, parti opozitare, Pavle Trajanov, nga foltorja e akuzoi Ali Ahmetin për nacionalizëm me zgjedhjen dhe euforinë për zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër të vendit.

“Qeveria teknike nuk do të ketë mbështetjen time pasi një qeveri e tillë nuk është e rëndësishme më për vendin. Ali Ahmetit dua t’i them se triumfalizmi i tij për zgjedhjen e sotme është nacionalizëm klasik. Përkatësia etnike në vend, të ndonjë kandidati për kryeministër nuk duhet të jetë e ekspozuar pasi jetojmë në një vend multietnik që mëton të shkojë në BE.

Zotëri Ahmeti, ju e dërgoni Maqedoninë pas me triumfalizëm dhe nacionalizëm. Qytetarët duan shtet funksional e jo shtet euforik. Të rinjtë nuk punësohen me triumfalizëm” tha Trajanov.

Trajanov me partinë e tij ka qenë pjesë e shumicës por u largua pasi vlerësoi se shteti nuk shkon drejt rrugës evropiane. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments