18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinionIrma Yzeiri / Nën një premtim për ty Çamëri, kam veç një...

Irma Yzeiri / Nën një premtim për ty Çamëri, kam veç një betim

Nga Irma Yzeiri

Nën një emër, nën një flamurë

emri yt, gdhendur në gur,

nën një tokë, nën një premtim

për ty Çamëri, kam veç një betim.

Se gjyshërit lanë një amanet,

që papërmbushur na ka mbet.

Ah sa shumë shpesh e mendoj,

se një ditë, do të takoj.

Ëndrra ime e paplotësuar,

unë që gjithmonë të kam kërkuar,

qiellin, tokën e praruar,

je betim i paharruar.

Unë e dua Çamërinë,se aty e kam shtëpinë.

Sa të jem gjallë e të jetoj,

nën një flamur për ty do jetoj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments