11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaEkonomiInvestitori i huaj do të fitojë mjete nga shteti vetëm me kusht...

Investitori i huaj do të fitojë mjete nga shteti vetëm me kusht që pagat të jenë mbi një mijë euro, thotë drejtori i ZZHTI Despotovski

Kompania do të fitojë mbështetje nga ana e shtetit përmes grantit për krijim të vendeve të reja të punës, në vlerë prej 3.250 euro për çdo vend pune, me kusht, paga e cila do t’jupaguhet këtyre të rinjve të jetë 50 përqind mbi mesataren shtetërore, tha drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) Jovan Despotovski në promovimin e sotëm të investimit të kompanisë australiane “Emapta”në Shkup, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.mk.

“Kjo do të thotë se kompania do të marrë mjete nga shteti për çdo neto pagë e cila do të jetë më e lartë se 1.000 euro. Kjo është një nga mënyrat se si të nxisim përforcim të rritjes së pagave”, shtoi Despotovski.

Kompania për shërbime autsorsing do të hapë hapësirë afariste prej 6.000 metra katrorë në ZZHTI Shkup 1 dhe planifikon të punësojë 850 të rinj në pesë vitet e ardhshme ose mbi 2.500 për një dekadë. Siç thonë nga ZZHTI, deri në fund të periudhës investuese vetëm për paga kompania do të investojë mbi 15 milionë euro në vit.

“Kët 30 të rinj të cilët tashmë punojnë në ‘Emapta’ janë pjesë e atyre 1.600 të cilët gjatë 12 muajve të kaluar fituan mundësi të realizojnë një nga të drejtat themelore të njeriut, të drejtën për të fituar mirë për jetë dinjitoze në kuadër të Zonave. Gjatë tre viteve të kaluara kjo shifër është më shumë se 5.00, gjatë shtatë muajve të kaluar këto shifra kanë kaluar mbi 12 mijë. Dhe nëse dikush ka dilemë ecurinë e kësaj garniture politike, në pjesën e investimeve të huaja, nuk duhet të ketë, për shkak se 12.000 vende të reja pune janë krijuar gjatë 6 viteve të fundit – kjo është 3 herë më shumë nga ajë që e kemi trashëguar në vitin 2016. Në mënyrë plotësuese, bruto paga mestare në nëntor tejkaloi 60.000 denarë, që është dyfish nga ajo që e kemi trashëguar”, tha Despotovski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments