16.4 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeInspektorë të DAP-it futen në burgun e Shutkës për Boki 13

Inspektorë të DAP-it futen në burgun e Shutkës për Boki 13

Linku https://www.libertas.mk/inspektori-od-u%D1%98p-vlegle-vo-zatvorot-shutka/

Inspektorë të DAP kanë hyrë sot në burgun e Shutkës me qëllim për të njoftuar të paraburgosurin Bojan Jovanovskin – Boki 13, kryetar i Lidhjes Ndërkombëtare joqeveritare e cila është lëndë e kontrollit financiar.

DAP së pari ka kërkuar urdhër nga Gjykata Penale, që të hyjë në burg përshkak se bëhet fjalë për person të paraburgosur. Sipas procedurës, ato duhet të njoftojnë Jovanovskin, se inspektorë po hyjnë në organizatën joqeveritare, me çka od të pasojë procedurë për mbledhjen e dokumentave të detyrueshme për kontrollë, të cilat do të tregojnë nëse kjo organizatë ka punuar sipas ligjit, gjegjësisht nëse janë paguar të gjitha obligimet tatimore.

Siç informojnë nga burgu, Jovanovski ende nuk është takuar me inspektorët. Nga atje shtojnë se mëngjesin e sotëm Jovanovski nuk ka qenë në gjendje dhe aq të mirë shëndeësore, është thirrur ndihma e shpejtë dhe i është ofruar ndihma mjekësore.

Inspektorët janë të detyruar për të njoftuar Jovanovskin vetëm për Lidhjen Ndërkombëtare, për BMJ Group dhe 1TV janë dërguar urdhëra që nga e hëna duhet të fillojnë kontrollet financiare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments