2.6 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmeIniciativë e Komitetit të Helsinkut për ligjin dhe kushtet për zgjedhje të...

Iniciativë e Komitetit të Helsinkut për ligjin dhe kushtet për zgjedhje të gjykatësve kushtetues

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut sot dorëzoi iniciativë në Ministrinë e Drejtësisë për miratimin e Ligjit për procedurën dhe kushtet për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, në vigjilje të, siç thonë, zgjedhjes së pesë gjykatësve të rinj kushtetues dhe nevojës që përfundimisht të veprohet drejtë rregullimit të procedurës për zgjedhje të gjykatësve kushtetues përmes një ligji të posaçëm.

Nga Komiteti i Helsinkit, tregojnë se periudha, pak para zgjedhjes së pesë gjykatësve të rinj kushtetues, është rasti më adekuat që të shqyrtohet çështja për normimin dhe rregullimin e procedurës dhe kushteve për zgjedhje të gjykatësve kushtetues me ligj të ri.

“Nëse në këtë moment nuk fillon procedura për rregullim të tij juridik, kjo çështje do të mbetet e paprekur edhe gjatë shtatë viteve të ardhshme”, theksojnë nga Komiteti i Helsinkit.

Gjykata Kushtetuese, thuhet në iniciativën e Komitetit të Helsinkit, është institucioni më i pareformuar në sistemin tonë kushtetues dhe politik dhe duke filluar nga viti 1991, kur në bazë të dispozitave të Kushtetutës formohet Gjykata Kushtetuese, e deri më sot ky institucion nuk ka pasur kurrfarë ndryshime thelbësore, me përjashtim të intervenimit kushtetues sa i përket përbërjes së gjykatës, dhe ende funksionon sipas dispozitave të njëjta kushtetuese të vitit 1991 dhe Rregullores së Gjykatës Kushtetuese nga viti 1992.

“Praktika e deritanishme e zgjedhjes së gjykatësve kushtetues padyshim që tregon për politizim të skajshëm, gjegjësisht partizim të procedurës së zgjedhjes e cila si pasojë të saj e ka zgjedhjen e gjykatësve kushtetues që shumë më shumë theksohen me lojalitetin e tyre drejtë partive ose qendrave të caktuara të fuqisë, se sa si juristë. Për shkak të kësaj përfundimisht duhet t’i vihet fund praktikës së tillë e cila në tërësi e rrënon edhe ashtu nivelin e ulët të autoritetit dhe imazhit. Gjatë një situate të këtillë në të cilën gjendet Gjykata Kushtetuese tashmë madje na befason thënia se ky institucion nuk mundet në mënyrë autoritare ta realizojë funksionin e tij më themelor, mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë përmes kontrollit mbi respektimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së bartësve të tre autoriteteve në shtet. Në periudhën e fundit përmes një varg shembujsh Gjykata Kushtetuese u dëshmua si institucion i cili shumë më shumë e dëmton sundimin e drejtësisë dhe lirive dhe të drejtave se sa që mund t’i mbrojë”, thuhet në shpjegimin e Iniciativës së Komitetit të Helsinkit.

Me ligj të posaçëm, i cili qartë do ta normon dhe rregullon procedurën dhe do t’i precizojë kushtet për zgjedhjen e gjykatësve kushtetues, sipas Komitetit të Helsinkit, do të shmanget interpretimi shumë i gjerë i kategorisë “jurist i shquar”.

Në vitin 2021 u skadon mandati katër gjykatësve kushtetues edhe atë Sali Muratit, Nikolla Ivanovskit dhe Elena Goshevës në maj dhe qershor, përderisa Jovan Josifovskit në dhjetor. Në mënyrë shtesë, siç informojnë nga Komiteti i Helsinkit, edhe një gjykatëse, Valentina Markudova, mandati i skadon në nëntor të vitit 2022

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments