4.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeInformatë e MPB-së në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Hasanbeg

Informatë e MPB-së në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Hasanbeg

Ministria e Punëve të Brendshme, për Portalb.mk, i ka dhënë informatat zyrtare në lidhje me ngjarjen e mbrëmshme në Hasanbeg, ku disa banorë të kësaj lagje në kohën e orës policore u revoltuan dhe dolën në protestë me arsyetimin se policia i ka arrestuar 3 banorë të lagjes.

“Më 13.04.202 në ora 22:00, në Stacionin Policor Gazi Babë nga ana e zyrtarëve policorë janë privuar nga liria V.M. (19) nga Haraçina, S.R. (21) nga Hasanbebu dhe V.V. (30) nga rruga “Alija Avdoviq” për shkak të veprës penale sipas nenit 206 nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht mosrespektim të kufizimit të lëvizjes. Pas privimit nga liria në rrugën “Alija Avdoviq”, një grup i qytetarëve kanë dalë në rrugë në shenj të protestës. Pas përgatitjes së dokumentacionit përkatës, personat janë liruar nga stacioni policor, ndërkaq grupi i qytetarëve është shpërndarë. Do të ndërmerren të gjitha masat edhe kundër personave tjerë që nuk e kanë respektuar kufizimin e lëvizjes”, thonë për Portalb.mk nga MPB.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments