11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeIlmi Selami-ESHS: Aplikacioni pre e sulmeve kibernetike, mërgimtarët t’ua dërgojnë dokumentet familjarëve...

Ilmi Selami-ESHS: Aplikacioni pre e sulmeve kibernetike, mërgimtarët t’ua dërgojnë dokumentet familjarëve që t’i regjistrojnë

Regjistrimi i popullsisë po vazhdon me ritëm të shpet. Në Kërçovë në fillim të regjistrimit pati një sërë problemesh teknike por tani është rregulluar gjithçka. Gjatë një vizite në këtë komunë, drejtori i Entit për Statistika Ilmi Selami tha se në Kërçovë deri tani janë regjistruar 22 mijë qytetarë.

“Deri më tani janë diku rreth 22 mijë persona të regjistruar dhe shpresojmë se ditëve në vijim meqenëse kanë marr rutinën edhe regjistruesit edhe komisioni këtu, shpresoj se do të ecë puna më shpejtë dhe deri në fund të regjistrimit të gjithë do regjistrohen me një intensitet më të shpejtë”, tha Selami.

Sa i takon regjistrimit të diasporës ai tha se pasi u prolongua regjistrimi ritmi i diasporës ra dukshëm, por së fundmi, sipas Selamit ka edhe problem të tjera, pasi aplikacioni për regjistrimin e diasporës gjatë gjithë kohës është pre e sulmeve kibernetike. Ai kërkoi që mërgimtarët tua dërgojnë numrat amëz familjarëve dhe të regjistrohen këtu bashkë me familjarët.

“Ka problem edhe në web faqen dhe aplikacionin për regjistrim të diasporës kemi sulme të vazhdueshme kibernetike në atë web faqe. Prandaj them që të jemi të sigurt për gjithçka do të kisha bë apel bashkëqytetareve tanë që janë në mërgatë të mos presin të regjistrohen në aplikacion por le ti dërgojnë numrat amë te të afërmit e tyre këtu në RMV dhe regjistruesi do të regjistrojë bashkë me familjarët e tyre”, shtoi më tej Selami.

Në gjithë territorin e vendit numri i të regjistruarve ka arritur mbi 1 milion. Regjistrimi i popullsisë, familjeve dhe shtëpive në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili filloi zyrtarisht më 5 shtator, do të zgjasë deri më 30 shtator.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments