8.1 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeIlire Dauti godet qeverinë, ASH-ja para katër muajsh kërkoi këtë që sot...

Ilire Dauti godet qeverinë, ASH-ja para katër muajsh kërkoi këtë që sot e kërkojnë sindikatat

Pas protestës së djeshme para Kuvendit të RMV-së, nga Lidhja e Sindikatave, kanë reaguar edhe nga Aleanca për Shqiptarët. Duke sqaruar se ASH para disa muajsh ka insistuar për rritje rroge, në debatin që zhvillohej në Kuvend. Raporton News33.tv.

Lidhja e Sindikatave ka paralajmëruar protestë edhe për ditën e sotme, në ora 11:00, ku përkrahje do të marrin edhe nga deputetët e ASH-së.

“Atë që Sindikatat kerkojnë sot, Aleanca për Shqiptarët, para gati katër muaj, kur në Kuvend zhvillohej debati për pagën minimale me insistim të madh kërkonte që rritja e pagës minimale të përcillet me rritjen ekuivalente të të gjithë pagave në sektorin publik.
Prandaj, si atëherë edhe sot ju japim përkrahje të parezervë kërkesave të tyre që janë jo vetëm shumë të drejta, por janë edhe shumë minimale në krahasim me trendin e rritjes së çmimeve.
Nga djersa e punëtorëve tënndershëm jetojnë jo vetëm familjet e tyre, por edhe shteti dhe gjithë shoqëria. Andaj, të gjithë ne kemi obligim moral t’i mbështesim dhe tu sigurojmë të paktën vlerësim të punës së tyre dhe trajtim dinjitoz.” – ka shkruar deputetja e grupit parlamentar të ASH-së, Ilire Dauti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments