4.3 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeIlir Meta / Kam prova për nxitjen e gjakderdhjes në Shqipëri nga...

Ilir Meta / Kam prova për nxitjen e gjakderdhjes në Shqipëri nga lobi serb në SHBA

Presidenti i vendit Ilir Meta, ka publikuar në emisionin “Opinion” mesazhin e një diplomati të huaj, që fliste për ndërhyrjen e Kryeministrit Edi Rama në çështjen e emërimit të anëtarëve të rinj në Gjykatën Kushtetuese. Por në vijim të intervistës së tij, Meta tha se këto mesazhe do të duken pa vlerë në raport me disa mesazhe të tjera që ai posedon dhe që lidhen me një skenar trazirash në Shqipëri, nisur nga ngjarja e teatrit.
“Nuk kishte kohë për të pritur të dilnim nga pandemia sepse kemi të bëjmë me një skenar për trazira dhe përplasje në Shqipëri dhe kjo ka në sfond edhe zhvillimet rajonale. Për arsye të brendshme që të provokojë opozitën, të ikë nga çështja e Kodit, të harrojë 15 kushtet e BE-së. Ka marrë një porosit të destabilizojë, të nxehë situatën në Shqipëri. Lobit shumë të fuqizuar pro serb në Uashington siç i interesonte edhe vjet përplasja për zgjedhjet lokale.
Edhe vjet aty ishte qëllimi, të ketë përplasje dhe gjakderdhje dhe opozita e Lulit dhe Monës të shpallej organizatë terroriste. Kam shume prova dhe dokumenta qe do i bej publike ne kohen e duhur. SMS qe u be publike sot do duket pa vlere ne raport me to. Do flas ne te ardhmen dhe ne kohen e duhur. Mund të ketë ndonjë zhvillim interesant në Kosovë në periudhën në vijim”, u shpreh Meta.
Ndërsa ka folur për Reformën në Drejtësi dhe cilësimin e Ambasadores Amerikane për “një marrëveshje të fshehtë për të vrarë reformën”, Presidenti Ilir Meta është treguar i pakursyer edhe për ndërkombëtarët në qëndrimin e tij.
Ndonëse nuk përmendi emra dhe nuk adresoi fjalët e tij, Meta foli për ndërkombëtarë që janë bërë palë me Edi Ramën.
Meta: Nuk ka si ta ketë për mua Ambasadorja se në Shqipëri ka dy aktorë politikë reforma. Ka mazhorancën dhe opozitën. Por opozita ka ikur nga parlamenti, kështu që në Shqipëri ka vetëm një aktor politik, që është Edi Rama. Ka dhe një aktor politik që janë këto dy ambasadat që duhet të përgjigjeshin për paanësinë e kësaj reforme. Nuk ka aktorë të tjerë këtu.
Fevziu: E paska për Ramën?
Meta: Nuk e di, nuk flas në emër të saj. Sa herë ambasadorja të kërkojë një takim zyrtar me presidentin do të jetë e mirëpritur në mënyrën më zyrtare dhe më të përgjegjshme. Reforma në drejtësi i ka përgjegjësitë konkrete. Presidenti i ka paralajmëruar për cdo gjë me kohë, çdo detyrim që ka patur e ka bërë me kohë.
Fevziu: Po nëse ndërkombëtarët ua vënë gishtin ju?
Meta: Ndërkombëtarët nuk ma vënë dot mua gishtin. Atyre ndërkombëtarëve që janë bërë palë me Edi Ramën ua kam vënë gishtin sy më sy. Nëse ke ndonjë ndërkomnbëtar që ka këtë mendim ma sill mua këtu. Unë jam Presidenti i Republikës, nuk merrem me llafe dhe thashetheme, por për hir të transparencës m’i sill këtu. Ndërkombëtarët e Ramës me këto punë do merren, unë punoj me letra jam serioz.
Fevziu: Si t’i ndajmë ne kush janë të Ramës?
Meta: Ata që janë të Ramës punojnë për Ramën
Presidenti Ilir Meta ka folur në lidhje me reformën në drejtësi si dhe për rolin e ndërkombëtarëve në vendin tonë.
Meta publikoi në emision mesazhin e një diplomati të huaj, që sipas tij, e ka nisur në emër të BE dhe SHBA. Në këtë mesazh, tregohen diskutimet që janë bërë jashtë syrit të medias në periudhën kur zgjidheshin anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese.
Në mesazhin diplomatit thuhet se Rama nuk do ta bllokojë kandidaturën e Marsida Xhaferllarit në listën tjetër për anëtare të Gjykatës Kushtetuese, çka për Presidentin Meta tregon qartë ndikimin e kryeministrit në reformën në drejtësi.
“Ky mesazhi këtu është për të kuptuar se si punojnë disa ndërkombëtar në Tiranë për Reformën në Drejtësi. Ky është një diplo,at korrekt dhe ka qenë në atë takim. Ai e ka nisur këtë në emër të ambasadës amerikane dhe ambasadës së BE. Mirmëngjes Beni thotë. I takova kolegët e mi amerikane dhe të BE dhe folëm më Ramën në telefon dhe nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin dhe këtë nuk ma thanë në darkë. Ata besojnë që arta Vorpsi tani është caktuar si rezultat i mekanizmit zhbllokues dhe ata do të dalin sot publikisht dhe kemi rënë dakord që mos i bjerë të fikët presidentit. Rama megjithatë ra dakord që Marsida Xhaferllari të jetë në listën e presidentit për nominim për tjetrën. Dhe Rama nuk do përpiqet të bllokojë këtë. Pra, është Rama që i bllokon dhe jo KED që i infiltron kandidatët. Ky është mesazhi i një diplomati që ishte në takim në darkë. Por, ky është një qëndrim i turpshëm, anti-kushtetues. Nuk janë lojërat e Amerikës, por lojërat e ekspertëve.”

Presidenti i vendit Ilir Meta ka mohuar që një mesazh i para disa ditëve i Ambasadores Amerikane , të jetë adresuar ndaj tij. “Shpresoj që të mos ketë një marrëveshje të fshehtë për të vrarë Reformën në Drejtësi”, shkruante Ambasadorja Yuri Kim, disa ditë më parë në një publikim në rrjetet sociale. I pyetur në studion e emisionit “Opinion”, nëse presidenti ishte target i këtij mesazhi, sikurse kishte cituar edhe Zëri i Amerikës, Meta tha se askush nuk mund të ketë target presidentin.
Fevziu: Reforma në drejtësi po kthehet si legjenda e Rozafës. Statusi i Ambasadores amerikane, pasuar edhe nga një status i zyrës së Komisionit Europian. Sipas VOA , ky status ju adresohet ju si një person që përmes platformës suaj po mundoheni të ktheni pas reformën.
Meta: Unë besoj që jemi endë në kuadër të revolucionit kulturor të reformës në drejtësi.
Fevziu: Këtë revolucion e keni votuar ju zoti Meta?
Meta: Është tjetër reforma që u votua dhe tjetër revolucioni kulturor që është katandisur. Ka 6 vjet që flitet për refromë dhe është paralizuar gjithë sistemi dhe problemi është që ata që e dështuan kërkojnë të shpikin fajtor.
Fevziu: A jeni target i Ambasadores?
Meta: Nuk mund të jem target i askujt sepse jam presidenti i vendit. Nuk mund të ketë një Ambasadore target mbi një president se ky është një problem tjetër. Nuk është Ilir Meta target i askujt. Një gjë ta kesh të qartë ti dhe kushdo. Nuk lejoj më të tallet njeri me atë reformë që e katandisën në atë formë.
Ambasadorja vetëm për Ilir Metën s’mund ta ketë, ashtu sikurse jam i sigurt që ai burimi për VOA është burim i Ambasadës Amerikane, por jo i ambasadores.
Ambasadorja në datën 23 mars në një takim që ka bërë në presidencë më ka kërkuar idetë e mia si mund të shkohet drejt një normaliteti dhe më 8 Prill drejtori i kabinetit i ka kthyer përgjigje bashkë dhe me një platformë ku i thotë, që edhe pse jemi në situatë karantine, ju lutem lexoni këto propozime të presidentit dhe presim propozimet tuaja. Këshilltari ligjor i presidentit do takohet me këshilltaren e saj. Presidenti i ka çuar një platformë me 14 pika që u bë publike, ku janë dhe pikat për çëshjet e drejtësisë, si zhbllokohet KED dhe si bëhen gjith proceset e tjera. Nëse ambasadorja ka ndonjë shqetësim ta shprehi.
Presidenti Ilir Meta është shprehur në emisonin “Opinion” se është dakord për një marrëveshje mes kryeministrit Rama dhe liderit të opozitës Basha, por për aq kohë sa ajo bëhet në kuadër të stabilitetit.
Basha foli gjithashtu dhe për zgjedhjet e 2017, ku theksoi se ishte i bindur që opozita do i fitonte zgjedhjet. Por, sipas tij, problemi është tek kreu i PD, Lulzim Basha.
Meta tha se Basha i futi qytetarët për të larguar Ramën dhe kur doli nga çadra deklaronte se kishte problem me LSI dhe PDIU.
A ka një marrëveshje Rama-Basha?
Inshallah ka, ta bëjnë marrëveshjen kur të duan. Qoftë se ka marrëveshje për destabilitet kjo është tjetër gjë, nëse bëjnë marrëveshje për stabilitet ta bëjnë me kënaqësi. Pra, Presidenti nuk mund të marrë përsipër kur të tjerat nuk punojnë me integritetin e presidentit. Presidenti punon në bazë të kushtetutës jo të “Facebook”.
Ju besoni që opozita e mundte në zgjedhjet lokale Ramën?
Unë kam qenë shumë i bindur për këtë gjë. Problemi nuk ishte se ai vodhi se që do vidhte ajo dihej. Problemi ishte se kryetari i PD i futi në çadër për të hequr Edi Ramën dhe pas çadre doli që e kishte problemin me LSI dhe PDIU dhe kjo demoralizoi elektoratin opozitar./
Presidenti Ilir Meta ka mohuar në emisionin “Opinion” se po punon për krijimin e një partie të re pas përfundimit të mandatit të presidentit.
Po ashtu, ai foli dhe për shtyrjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, duke thënë se ka respektuar Kushtetutën dhe se synonte zgjedhje gjithëpërfshirëse.
Meta tha se për shtyrjen e zgjedhjeve në tetor kishte diskutuar me opozitën, por sipas tij, kreu i PD, Lulzim Basha, kishte ndryshuar qëndrim.
Blendi Fevziu: Ju po punoni për krijimin e një partie të re..
Ilir Meta: Si do e krijoj këtë parti politike?
Blendi Fevziu: Siç krijove LSI.
Ilir Meta: Unë po mbroj Kushtetutën, kam bërë çdo përpjekje për dialog politike, kam bërë çdo përpjekje që opozita mos ikte nga parlamenti. Në fakt po të mos ikte LSI as ata nuk do të kishin ikur lëre çfarë thonin.
Blendi Fevziu: Pse i shtytë zgjedhjet?
Ilir Meta: I shtyva për të bërë zgjedhje gjithëpërfshirëse.
Blendi Fevziu: Ju i shtytë pa një diskutim paraprak, pasi opozita deklaroi se nuk hynte në zgjedhje dhe në tetor.
Ilir Meta: Këtu ka një mungesë korrektësie, unë kam marrë fjalën nga Basha se do të hynin në zgjedhje. Pastaj, ata mbajtën qëndrimin e tyre herë kështu e herë ashtu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments