8.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeI venë flakën veturës së “Komandant Barutit”

I venë flakën veturës së “Komandant Barutit”

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 02:45, automjeti i Xheme Baruti Llamallarit, i njohur si Komandant Baruti, është djegur në mënyrë të qëllimshme para banesës së tij. Komandant Baruti ka deklaruar se në momentin e incidentit ishte duke fjetur dhe u informua për djegien e makinës kur u zgjua shkruan Pa Censurë.

Në deklaratën e tij për policinë, Baruti ka theksuar se nuk dyshon tek askush në veçanti dhe se nuk ka pasur konflikte apo probleme me asnjë person që mund ta çonin në një akt të tillë. Ai e përmbylli deklaratën e tij me një koment personal duke thënë: “Mi marrshin të ligat!”

Policia po vazhdon hetimet për të zbardhur shkaqet dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.TS

https://www.tetovasot.com/2024/11/i-vene-flaken-vetures-se-komandant-barutit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments