Një rrjet i përfshirë në shkallë të gjerë në trafikun e kokainës nga Amerika Latine u godit nga Garda Civile Spanjolle dhe Europol. Agjencia evropiane bën me dije se hetimi përfshinë Bullgarinë, Kolumbinë, Kosta Rikën dhe Panamanë. Të dyshuarit dyshohet se ishin të përfshirë në marrjen dhe shpërndarjen me shumicë të kokainës në të gjithë BE-në, si dhe në pastrim parash.Hetimi i nisur në qershor 2022 zbuloi këtë rrjet të trafikut të drogës që vepronte në tre kontinente. Anëtarët e rrjetit, shtetas nga Shqipëria, Bullgaria, Kolumbia dhe Spanja, organizuan trafikimin e sasive të mëdha të kokainës nga vendi i origjinës në Evropë. Secili prej tyre mori role të ndryshme brenda zinxhirit logjistik. Shtetasit kolumbianë trajtonin dërgesat nga Kolumbia në Evropë, ndërsa shtetas bullgarë, kolumbianë dhe spanjollë mbikëqyrnin marrjen dhe shpërndarjen e mëtejshme të drogës. Anëtarët e grupit u fshehën në një kontejner për të hyrë fshehurazi në port dhe me ndihmën e punëtorëve të korruptuar nxirrnin kokainën gjatë natës.