22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeHyrja në Holandë vetëm me buster- qytetarët maqedonas me dy doza dhe...

Hyrja në Holandë vetëm me buster- qytetarët maqedonas me dy doza dhe test negativ kalojnë në karantinë

Për qytetarët e Maqedonisë nga nesër do të hyjnë në fuqi kushtet e reja më të rrepta për hyrje në Holandë, dhe arsyeja për këtë është se Maqedonia është vendosur në listën e vendeve me rrezik shumë të lartë të infektimit me koronavirus, thuhet në njoftimin e MPJ-së së Maqedonisë.

Udhëtarët nga Maqedonia të cilët janë vaksinuar ose kanë prova të Covid-19 duhet të shkojnë në karantinë nëse nuk e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës. Mbetet detyrimi për të paraqitur një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë para mbërritjes ose një test negativ antigjen jo më i vjetër se 24 orë para nisjes.

Për të shmangur karantinën e detyrueshme, doza e tretë duhet të merret të paktën shtatë ditë para mbërritjes në Holandë. Nga karantina përjashtohen edhe fëmijët deri në 12 vjeç. Të gjithë pasagjerët duhet të plotësojnë një deklaratë karantine, edhe nëse nuk duhet të shkojnë në karantinë.

Pasagjerët mund të ndërpresin karantinën nëse testohen në ditën e 5-të pas mbërritjes dhe rezultati i testit është negativ. Sipas informacioneve, personat e pavaksinuar nuk mund të hyjnë në Holandë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments