4.6 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeHOTI GODET KURTIN: NUK E SHKARKOVE VELIUN, POR VETEN

HOTI GODET KURTIN: NUK E SHKARKOVE VELIUN, POR VETEN

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka reaguar shefit të tij në Qeveri, Albin Kurtit, për shkarkimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, shkruan Insajderi.

Numri dy i ekzekutivit, ka thënë se vendimi i Kurtit tregon papërgjegjësi totale dhe lojë politike.

“Vëmendja jonë ka qenë dhe është tek menaxhimi i situatës, jo tek lojërat politike. Vendim i Kurtit tregon mungesë totale të përgjegjësisë institucionale dhe ndjeshmërisë ndaj situatës nëpër të cilën po kalojmë si shoqëri, por edhe të mungesës së etikës në bashkëpunim me partnerë”, ka thënë Hoti përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Hoti ia ka kujtuar shefit të tij se me vendimin për shkarkimin e Veliut nga posti i ministrit, se e ka shkarkuar vetën, e jo Veliun.

“LDK-ja funksionin ndryshe, si në parti ashtu edhe në institucione. Zyrtarët e saj shfaqin lirshëm mendimin e tyre mospajtues me udhëheqësin, por ata në të njëjtën kohë janë të përgjegjshëm ndaj detyrave që kanë. Duket qartë se Kurti nuk funksionon kështu. Keq për të. Sot Kurti nuk e ka shkarkuar z.Veliu, por veten e tij, duke ikur kështu nga përgjegjësitë shtetërore ndaj qytetarëve në një moment të vështirë për të gjithë”, është shprehur Hoti.

Gjatë ditës së sotme Kurti mori vendim për shkarkimin e Veliut nga posti i ministrit, me arsyetimin se ka qenë kundër vendimit të kryeministrit Kurti për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.  /Insajderi.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments