7.6 C
Tetovo
E shtunë, 4 Maj, 2024
BallinaLajmeHOTI E THAÇI TAKOHEN PARA NISJES PËR BRUKSEL E UASHINGTON

HOTI E THAÇI TAKOHEN PARA NISJES PËR BRUKSEL E UASHINGTON

Kryeministri i Kosovës do të niset pasnesër për në Bruksel, prandaj sot po takohet me presidentin për t’u koordinuar para javës me plotë takime që i pret.

Kryeministri dhe presidenti do të takohen sot në orën 11:30 për t’u koordinuar për javën e mbushur me plotë takime që po i pret.

Hoti fillimisht udhëton për në Bruksel, i cili më 25 qershor do të takohet me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel, Komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi, dhe kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian dhe Nënkryetarin e EPP, David McAllister.

Nga Brukseli, Hoti do të udhëtojë për Uashington, ku më 27 qershor në Shtëpinë e Bardhë nis dialogu me Serbinë.

Nëse në takimin e Uashingtonit do të jetë fokus zhvillimi ekonomik, në Bruksel Hoti ka thënë se do të bisedojnë për hapat që janë ndërmarrë në luftën kundër COVID-19, për mbështetjen nga ana e KE për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për liberalizimin e vizave për shtetasit e Kosovës, transmeton Insajderi.com, përcjell Telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments