13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeHetim për tetë kontrabandistë me arte fakte trashëgimi kulturore të Maqedonisë

Hetim për tetë kontrabandistë me arte fakte trashëgimi kulturore të Maqedonisë

Pas një procedure disamujore parahetimore, prokurori kompetent publik nga Prokuroria themelore publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit solli urdhër për zbatim të procedurës hetimore ndaj tetë personave për shkak të aktiviteteve për përvetësim dhe shitje të të mirave nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe raritete natyrore.

Siç informoi Prokuroria publike, dy të akuzuarit e parë në periudhën nga maji i vitit të kaluar deri më sot, me qëllim që të përfitojnë dobi pronësore, krijuan grup të cilit iu bashkëngjitën të dyshuarit e tjerë.

“Të dyshuarit individualisht dhe së bashku, kanë ndërmarrë veprime të përvetësimit dhe shitjes së të mirave nën mbrojtje të përkohshme, trashëgimi kulturore dhe raritete natyrore, Duke përdorur sonda dhe detektues metali, pa leje nga organi kompetent kanë hulumtuar lokalitete në tërë territorin e shtetit. Si orientim kanë përdorur xhirime satelitore, harta dhe tekste të shkruara me dorë, ndërsa më pas me përdorim të veglave të ndryshme ndërtimore kanë bërë gropime arkeologjike dhe hulumtime mineralogjike petrografike”, kumtoi Prokuroria themelore.

Grupi ka operuar në lokalitete të regjistruara dhe të paregjistruara arkeologjike dhe atë në. Vërtekicë, Slivicë, German. Belicë, Jabollpishtë e Epërme – rajon i Kërçovës, Jabollçishtë e Poshtme – rajon i Velesit, Tunj, Uji i kënetës, “Çatal kamen”, Çindiro Kale”, “Medov Doll”, Gradishte – Liqeni i Zi, Llomnicë, “Çengovo kale”, Ivanjevci, Boldovenci, Zhurçe, Lovor, Llopaticë dhe lokacione të tjera.

Në aksionin e sotëm të kryer nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në kryesimin e prokurorit të lëndës gjatë bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur gjëra nën mbrojtje të përkohshme, përkatësisht trashëgimi kulturore me vlerë të çmueshme pronë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe raritete natyrore dhe lëndë të tjera të çmueshme të marra përmes veprës penale dhe të njëjtat do të dërgohen për identifikim. Njëherit, nga liria janë privuar të gjithë të dyshuarit dhe gjatë ditës së sotme do të nxirren para gjykatësit të procedurës paraprake pranë Gjykatës themelore penale Shkup. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments