9.7 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeHashim Thaçi / Sot nisën konsultimet me partitë politike për formimin e...

Hashim Thaçi / Sot nisën konsultimet me partitë politike për formimin e institucioneve

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u deklarua për media pas takimeve që zhvilloi me liderët e partive politike, më konkretisht, me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin, kreun e LDK-së Isa Mustafa dhe atë të PDK-së, Kadri Veseli.

“Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi jeta institucionale në Kosovë vazhdon dhe natyrisht funksionimi i demokracisë duhet të vazhdojë. Sot si president i vendit pas mocionit të mosbesimit ndaj Kosovës jam detyruar duke respektuar kushtetutën dhe ligjet për të filluar konsultimet me partitë politike në vend për formimin e institucioneve”, tha Thaçi, raporton KOHA.

Presidenti njoftoi se edhe gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë takime me subjekte tjera politike.

“Kam takuar kryetarin e VV gjithashtu kryetarin e LDK dhe të PDK. Nesër do të vazhdoj të takoj edhe liderët e tjerë të AAK, Nismës, Listës Serbe por edhe komuniteteve tjera jo shqiptare. Në mënyrë të krijojë një bazë të opinioneve për veprimet që duhet ndërmarrë pas shkarkimit të qeverisë. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do ndërmarr si president pas konsultimeve që do i zhvillojë edhe nesër do të jetë transparente dhe në përputhshmëri me kushtetutën ligjet e praktikave të mëhershme. Do të jetë një proces i konsultuar kushtetues e ligjor për çka ju do të informoheni menjëherë pas konsultimeve”, tha Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments