21.4 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeApostolova përshëndet largimin e taksës, kërkon fokusim në luftimin e COVID-19

Apostolova përshëndet largimin e taksës, kërkon fokusim në luftimin e COVID-19

postolova tha se marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Natalyia Apostolova ka thënë sot se marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë COVID-19. Apostolova në një postim në “Twitter” duke iu referuar heqjes së taksës ndaj produkteve të Serbisë, ka shpërndarë edhe deklaratën e përfaqësuesit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrel, i cili ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës. “Marrëdhëniet e mira midis fqinjëve janë thelbësore për të luftuar pandeminë # COVID-19. Deklarata nga JosepBorrell, që mirëpret vendimin e qeverisë së Kosovës për të hequr tarifat për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina”, shkruan Apostolova. Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për largimin e taksës dhe vendosjen graduale të reciprocitetit. Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep B orell ka mirëpritur largimin e taksës ndaj produkteve të Serbisë.

Lexo me shume: http://rtv21.tv/apostolova-pershendet-largimin-e-takses-kerkon-fokusim-ne-luftimin-e-covid-19/
© RTV21.tv

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments