6.1 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeHASHIM THAÇI I KËRKON KURTIT MANDATARIN PËR QEVERINË E RE – VJEN...

HASHIM THAÇI I KËRKON KURTIT MANDATARIN PËR QEVERINË E RE – VJEN PËRGJIGJA E VV-SË

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të rezistojë në qëndrimin e saj se duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme, menjëherë pasi të përmirësohet situata me pandeminë Covid-19.

Edhe pas dërgimit të letrës nga ana e presidentit Hashim Thaçi për ta propozuar të nominuarin që të formojë qeverinë e re, Vetëvendosje nuk do të ndryshojë qëndrim.

Anëtarja e kryesisë së Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, në një prononcim për Gazetën Insajderi, ka thënë se ende nuk e ka parë letrën e dërguar nga presidenti dhe nuk e ka analizuar, porse vazhdojnë të jenë për zgjedhje të reja pasit të kalojë pandemia e koronavirusit.

“Ne mendojmë që tash të gjitha energjitë duhet të jenë të fokusuara në luftimin e pandemisë koronavirus dhe krijimin e kushteve të reja pas kalimit të sfidës me pandeminë duhet të organizohen zgjedhjet”, tha Nagavci.

Ajo shtoi se nuk mund të ketë qeveri të re pa fituesin e zgjedhjeve dhe se rrethanat politike kanë ndryshuar.

“Ne e shohim të rëndësishme që qeveria të vazhdojë në detyrë, t’i kryejë punët sipas kompetencave që ka deri në përmirësimin e situatës me koronavirusin e pastaj zgjedhje të reja. Sepse ka ndryshuar krejtësisht situata politike dhe nuk mund të ketë një qeveri pa fitues të zgjedhjeve dhe pas ndryshimit të rrethanave me partnerin qeverisës duhet të kthehemi edhe një herë të kutitë e votimit”, tha ajo.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments