12.1 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeHashim Thaçi: E kam përzë nga zyra një kryeministër të Shqipërisë që...

Hashim Thaçi: E kam përzë nga zyra një kryeministër të Shqipërisë që më ka sjell planin për ndarje të Kosovës

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi këmbëngul se ideja e tij është për korrigjimin e kufijve të Kosovës, duke marrë Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin.

Ndërsa ai kundërshton idenë e shkëmbimit të territoreve. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Presidenti Hashim Thaçi siguroi se nuk do të lejojë kurrë që të preket territori i Kosovës.
“Luftë mund të ketë, por cënim të territorit të Kosovës jo”, u shpreh ai. “Askush zyrtarisht nuk e ka hapur diçka të tillë por nuk do të lejoj që të jem në tavolinën ku të diskutohet për ndarje të territorit të Kosovës. Unë jam Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës. Luftë mund të ketë, por cënim të territorit të Kosovës jo. Ndarje jo, as sovranitet të dyfishtë jo dhe as ndonjë pretendim për krijim të Republikës Spërska“, u shpreh Presidenti kosovar Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se në vitin 2002, në zyrën e tij kishte shkuar një nga kryeministrat shqiptar dhe i kishte prezantuar planin e Gjingjiqit për ndarje të Kosovës, të cilin Thaçi u shpreh se e ka përzë nga zyra.

Ai ka folur për një korrigjim historik të kufirit, me idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës.

“Ndarje jo, shkëmbim jo, asociacion jo, as krijim të ‘Republika Serbska’ në Kosovë. Kur janë bërë zhurma për këtë, unë kam shkuar vet e kam vizituar Liqenin e Gazivodës”, ka deklaruar Thaçi.

I pyetur pse Vuçiqi do ta pranonte idenë e tij që Kosovës t’i jepet Lugina Kosovës, Thaçi ka deklaruar se nuk e ka shqetësim homologun e tij serb.

“Nuk e kam shqetësimin e  homologut tim në Serbi. Satisfakcion për Vuçiqin është integrimi në BE. Serbia nuk mund të ec përpara drejtë BE-së pa e njohur Kosovën”, ka shtuar ai.

Thaçi ka deklaruar se në vitin 2002 ka shkuar në zyrën e tij njëri nga kryeministrat shqiptar, ku ia ka dorëzuar një plan serb për ndarje të Kosovës, të cilin e ka përzë nga zyra.

“Një nga kryeministrat e Shqipërisë ka ardhur në zyrën time në Prishtinë dhe me ka sjell një plan të Gjingjiqit për ndarje të Kosovës dhe unë e kam përzë nga zyra ime.

Ai plan përfshinte vetëm ndarje të Kosovës, që përfshinte veriun e Kosovës, deri në Mitrovicë.

Ai kryeministër ka ardhur në emër të Gjingjiqit, i kam tha ec nga këtu, je në adresë të gabuar”, ka potencuar më tutje presidenti Thaçi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments