5.8 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeHaradinaj tregon se pse nuk do të takohet me Ramën: I padituri...

Haradinaj tregon se pse nuk do të takohet me Ramën: I padituri nuk mund të takohet me paditësin

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka treguar se pse nuk do takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Haradinaj ndër të tjera tha se ka pasur interesim nga ana e Ramës për t’u takuar, por që s’ishte e njëjta gjë edhe nga ana e tij, ndërsa ironizoi me kryeministrin shqiptar, duke thene se nuk mund të takohet me atë që e ka paditur.

“Është e pamundur me u takua i padituri me paditësin. Kjo s’ka kurrfarë logjike. Nuk ndihem mirë që si i paditur të takohem me askënd e as me zotin Edi Rama”

Kujtojmë që Rama kishte bërë padi ndaj Haradinajt për shpifje, në lidhje me deklaratën e këtij të fundit i cili kishte akuzuar kryeministrin shqiptar se kishte lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments