21.4 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeHaradinaj tha se dyshon se Kurti ishte i privilegjuar sa ishte...

Haradinaj tha se dyshon se Kurti ishte i privilegjuar sa ishte në burg të Serbisë, kështu përgjigjet kryeministri

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Ramush Haradinajt i cili ka thënë se ka dyshime se Kurti sa ishte në burg në Serbi ka qenë i privilegjuar, pasiqë është lejuar që të japë intervista. Kurti ka thënë se shqiptarët nuk kanë qenë të privilegjuar.

“Për besë nuk e di çka të përgjigjem, ka pas shumë të burgosur e dinë që s’ka pasur të privilegjuar më së paku unë. Të gjithë të burgosurit e ne shqiptarët më së shumti jemi maltretuar, kur vinte puna te unë e të ndonjë tjetër ajo dyfishohej për shkak të rolit aktiv, këtë e kam dëgjuar te presidenti. Ne jemi duke u përpjekur për shëndetin e ekonomisë, demokracisë. Tash ky regjimi i vjetër po shpurth në studio televizive”, ka thënë ai./Periskopi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments