8.8 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeHapen kafenetë dhe restorantet në Maqedoninë e Veriut

Hapen kafenetë dhe restorantet në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot do ti jap dritë jeshile hapjes së hoteleve, restoranteve dhe kafeterive. Vendimi pritet të kalon sot në seancën e qeverisë në ora 16:00, njofton Alsat-M.

Paraprakisht vendimi është mbështetur nga Komisioni përgjegjës për sëmundje infektive, ndërsa më pas fjalën e fundit do ta ketë Qeveria. Hapja e lokaleve ka protokolle të posacme, ashtu që kafenetë dhe restorantet duhet të respektojnë rregullat strikte, përcjell INA.

Një nga kushtet është mbajtja e distancës së tavolinave nga 1.5 – 2 metra, derisa tani është bërë e ditur se lejohen tavolina vetëm në hapësirat e jashtme të lokaleve, ndërsa pronaret e lokaleve kërkojnë që të funksionojnë edhe hapësirat e brendshme.
Pronarët kanë një numër vërejtjesh. Ajo që mbetet kontestuese është se Komisioni për sëmundje infektive kërkon vetëm një tavolinë me katër karrige në 10 metra katrorë.

“Në atë tavolinë, e cila duhet të vendoset në 9.6 metra katrorë, duhet të ulen dy persona. Ne gjithashtu nuk e shohim logjikën këtu. Është lënë një dispozitë, që nëse bëhet fjalë për një familje, ose ata që ulen në tavolinë janë një familje, mund të ulen katër persona. Këtu ka shumë pika kontestuese. Ne nuk kemi autorizimin ti legjitimojmë mysafirët, madje edhe të identifikohen vullnetarisht vetë, ne atëherë kalojmë në gjëra të tjera. Ekziston një Ligj për Familjen, ka bashkësi jashtëmartesore” theksoi për Alsat-M, Martin Angelovski nga Oda e gastronomëve në Lidhjen e Odave Ekonomike.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments