8.9 C
Tetovo
E enjte, 23 Janar, 2025
BallinaLajme“Grupi i zjarrit” bojkoton takimin me Ali Ahmetin në Tetovë

“Grupi i zjarrit” bojkoton takimin me Ali Ahmetin në Tetovë

Anëtarët e të ashtuquajturit “grupi i zjarrit” sot kanë anuluar  takimin kunsultativ të BDI-së,  në selinë partiake në Reçicë të Vogël, 

Gazetari i TS, Nevri Ademi nga selia e BDI-së thotë se në mbledhjen e thirurr nga Ahmeti kanë ardhur nga të gjithë degët e BDi-së nga Struga deri në Likovë, por nuk janë parë anëtarët e “grupit të zjarrit”, Izet Mexhiti, Blerim Bexheti, Musa Xhaferi, Navzat Bejta

Anulimin e mbledhjes e kanë bërë një ditë para mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm që do të mbahet nesër ku do të zgjidhen organet partiake. Siç mëson TS, nesër do të zgjidhet sekretari gjeneral, sekretari organizativ dhe nënkryetarët e rinj ku mandati i tyre do të jetë deri në kongresin e radhës që sipas Ali Ahmetit do të mbahet vitin e ardhshëm.

Edhe pse përflitet se “grupi i zjarrit” nga paknaqeësit e tyre mund ti ndajnë rrugët me Ali Ahmetin nesër, TS mëson se një gjë e tillë nuk do të ndodh për shkak se Ali Ahmeti gjithnjë ka qenë një lider i cili ka menaxhuar situatat më të vështira në BDI.

Mbledhja vazhdon ende në selinë e BDI-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments