18.2 C
Tetovo
E mërkurë, 1 Maj, 2024
BallinaLajmeGrubi për TV21: BDI përshëndet gatishmërinë e LSDM-së dhe VMRO-së për heqjen...

Grubi për TV21: BDI përshëndet gatishmërinë e LSDM-së dhe VMRO-së për heqjen e “20%” nga Kushtetuta

Artan Grubi nga Bashkimi Demokratik për Integrim në një prononcim për TV21 tha se BDI përshëndet gatishmërinë e dy partive më të mëdha maqedonase në vend për të hequr 20% që i destinohet gjuhës shqipe në Kushtetutë. Ai tha se nëse hiqet 20%, konstatohet situata ekzistuese faktike në vend.

“BDI përshëndet gatishmërinë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së për zëvendësim formal të formulimit 20% nga Kushtetuta e vendit me gjuhën shqipe, me ç’rast do të konstatohet situata ekzistuese faktike”, deklaroi Grubi për TV21.

Sa i përket propozimeve të lideri të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski që me hapjen e Kushtetutës të bisedohet për një njësi zgjedhore, për heqjen e Badenterit dhe balancuesit, Grubi thotë se këto çështje duhet trajtuar me kujdes të veçantë. 

“Sa i përket temave tjera, janë çështje shumë serioze dhe substanciale të frymës dhe letrës së Marrëveshjes së Ohrit të cilat parandalojnë margjinalizimin dhe mbivotimin e komuniteteve tjera nga shumica në Kuvend. Barazia e plotë dhe përfaqësimi i drejtë dhe adekuat duhet trajtuar me kujdes të veçantë çdo dite dhe me përkushtim të madh”, deklaroi Grubi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments