6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeGrubi koalicionin opozitar e quan “koalicioni 27”! Ajdini e pyet: Me kë...

Grubi koalicionin opozitar e quan “koalicioni 27”! Ajdini e pyet: Me kë përqafoheshe natën e 27 prillit

“Koalicioni 27”, kështu e quan Artan Grubi i BDI-së marrëveshjen për bashkëpunim në zgjedhjet lokale mes Aleancës, Alternativës dhe VMRO-DPMNE-së. Sipas Grubit votuesit e ASh-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk janë të kënaqur me marrëveshjen.

“Në rrjetet sociale koalicionin e quajtën si “Koalicioni 27”, pasi që u arrit më 27 të këtij muaji dhe nga ana tjetër përngjan me një 27-të tjetër famëkeq. I uroj shumë suksese dhe shpresoj se votuesit Aleancës për Shqiptarët me të gjithë entuziazmin do të votojnë për Nikolla Gruevskin, në fakt  Hrisitjan Mickoskin dhe po njëjtë edhe votuesit e VMRO-DPMNE-së me të gjithë entuziazmin do të votojnë për Ziadin Selën në të gjitha komunat ku do të garojnë”, u shpreh Artan Grubi nga BDI.

BDI po i frikësohet humbjes dhe për këtë e kuptojmë shqetësimin, tha Omer Ajdini nga ASH-së. Ndërsa për Grubin thotë se para se të flasë për ngjarjet e 27 Prillit, njëherë duhet të përgjigjet në disa pyetje.

“E para më kë dhe përse Artan Grubi u përqafua natën e 27 prillit në momentin që jeta e një deputeti shqiptar ishte në rrezik. E dyta përse Artan Grubi dhe koalicioni i tij amnistuan shumicën e njerëzve të cilët organizuan ngjarjen e 27 Prillit me të dhe Nikolla Gruevskin, të cilët ja mundësuan arratisjen në Hungari. Kush ishte funksionari i BDI-së i cili e informoi Nikolla Gruevskin që me 27 Prill do të zgjidhet kryeparlamentari”, theksoi Omer Ajdini – kryetar i FRASH.

Marrëveshje bashkëpunimi mes VMRO-DPMNE, Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës u arrit para disa ditësh, ndërsa paraprakisht për bashkëpunim u dakorduan edhe LSDM-BDI. Zgjedhjet lokale do të zhvillohen më 17 tetor, ndërsa akuzat dhe kundër akuzat kanë nisur që tani nga të dy taborët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments