“Takimet në Shtëpi të Bardhë me presidentët e Serbisë dhe Kosovës”, është përshkrimi me të cilën i dërguari i posaçëm i Trumpit për dialogun Kosovë-Serb, Richard Grenell ka shoqëruar pamjet nga ky takim.
Thaçi, pas kthimit nga Washingtoni kishte folur edhe për takimin në Shtëpinë e Bardhë që pati me presidentin e Serbisë, Alleksandar Vuçiq .
Ai kishte thënë se të dy vendet duhet të shfrytëzojnë këtë momentum për arritjen e marrëveshjes finale, që sipas tij duhet të rezultojë me njohjen reciproke mes dy vendeve.