Gratë që përdorin më shumë Instagramin, më të prira për operacione plastike

68

Gratë kanë më shumë gjasa të duan një operacionplastik nëse kalojnë më shumë orë në rrjetin social Instagram, ka konkluduar një studim i fundit.

Ekspertët nga Universiteti i Surreyt ka studiuar të dhënat e 247 grave italiane – në mes të moshave 19 dhe 32-vjeçare – lidhur me angazhimin e tyre në Instagram dhe pakënaqësitë për trupat e tyre.

Secilës pjesëmarrëse në studim iu shfaq nga një prej katër videove me fotografi të Instagramit – me shkallë të ndryshme seksualiteti – për të parë komentet e tyre.Në fund, gratë kompletuan një pyetësor për nivelin e pakënaqësisë së tyre për trupin e vet, disponimin dhe qëllimet për ndërhyrje kozmetike në të ardhmen.

Ekipi gjeti se sa më seksi ishin fotografitë e shfaqura, rritej pakënaqësia e grave për trupin e tyre. Por i njëjti efekt nuk u shfaq te gratë të cilave nuk iu shfaqën fotografitë “e nxehta”.

Hulumtimi u krye nga psikologja Francesca Guizzo e Universitetit të Surreyt dhe kolegëve të saj.

“Ky është një studim që i bën bashkë dimensionet e ndryshime në hulumtimin e shëndetit mendor dhe nxjerr në pah faktorët e rrezikut. Gjetjet si kjo tregojnë se ka lidhje të qartë në mes të fotografive seksi të cilat u shfaqen grave në Instagram dhe se si ato ndihen për vetveten. Duke marrë parasysh rritjen e famës së Instagramit si një nga rrjetet më të mëdha sociale dhe rritjes së procedurave kozmetike, gjetjet janë interesante”, ka thënë ajo.

Ajo ka rekomanduar që njerëzit të shmangin faqet të cilat bëjnë krahasime të trupave, por edhe që nxisin “nervozizëm të brendshëm”.