10.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeGrafa etnike në letërnjoftime – Besa nuk lëshon pe, Zaev thotë se...

Grafa etnike në letërnjoftime – Besa nuk lëshon pe, Zaev thotë se është e pamundur

Lëvizja BESA nuk lëshon pe për premtimin e futjes së grafës së përkatësisë etnike në letërnjoftime. Ka 2 vjet nga ky premtim që kur partia e Kasamit kushtëzoi ndryshimet kushtetuese, por i njëjti ende nuk është realizuar. Ndonëse ambasadori e BE-së Dajvid Gir, porositi se kjo iniciativë nuk është praktikë në BE, sekretari gjeneral i Besës, Arjanit Hoxha thotë se të qasen deri në fund për ta mbrojtur.

“Nëse Maqedonia mund bëhet anëtare e BE-së në gusht ne jemi të gatshëm të diskutojmë për këtë çështje. Në rast se kjo është pengesë për rregullativen për BE-së me siguri se do të vendoset në një nga ‘benchmark’ e BE dhe kur do vij momente atëherë mund ta ndryshojmë, por për këtë që jemi marrë vesh dhe jemi dakorduar nuk kemi ndërmend të lëshojmë pe dhe absolutisht do të qasemi deri në fund që ta mbrojmë pasi mendojmë se është propozim i drejtë është zgjidhe e duhur”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër kryeministri Zaev thotë se e mbështesin propozimin, por shtonë se është e pa mundur të realizohet. Siç shtoi pengesë është praktika e BE-së dhe amendamentet në kuvend nga partia E majta.

“Ne dhamë mbështetje për fazën e ndryshimeve kushtetuese. Shprehëm qëndrimin tonë se nuk kemi problem, në këto çështje. Por Evropa qartë na tregoi se përkatësia etnike në letërnjoftime nuk është praktikë evropiane. Nëse vazhdojmë në me këtë tendencë, vërtetë duhet t’i respektomë praktikat evropiane. Jo vetëm atë, ata paralajmëruan se në gusht do të ketë rregullativë pikërisht për këtë. Edhe njëherë sot paralajmëroj mbështetje për Besën si propozues. Besa e propozoi këtë, dhe i qëndroj pas, por përfundimisht është e pamundur të gjendet zgjidhje në Kuvend”, tha Zaev.

Kryeministri Zaev paralajmëroi për nesër takim me kryetarin e Besës Bilall Kasami, për të folur për këtë çështje, por edhe për zgjedhjet lokale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments