7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaGoogle i bashkohet luftës kundër COVID-19, dhuron 800 milionë dollarë

Google i bashkohet luftës kundër COVID-19, dhuron 800 milionë dollarë

Google njoftoi të premten se do të mbështeste me 800 milion dollarë bizneset dhe organizatat shëndetësore që luftojnë koronavirusin. Një pjesë e këtij premtimi përfshin dhurimin e “2-3 milion maska ​​për fytyrën” për fondacionin CDC.

Fondacioni CDC është një organizatë jofitimprurëse e pavarur dhe entiteti i vetëm i krijuar nga Kongresi amerikan për të mobilizuar burime filantropike dhe të sektorit privat për të mbështetur punën e mbrojtjes së shëndetit të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

CEO i kompanisë, Sunday Pichai njoftoi se kompania është duke punuar me furnizuesin Magid Glove & Safety për të rritur prodhimin e maskave në javët e ardhshme

Ai sqaron se përpjekja më e madhe të Google do të jetë për të dhuruar para dhe reklama për të ndihmuar mbështetjen e bizneseve të vogla dhe të mesme, organizatat shëndetësore dhe institucionet akademike.

Ky fond përfshin 250 milion dollarë në grante reklamuese për të ndihmuar Organizatën Botërore të Shëndetit dhe agjencitë e tjera qeveritare të japin informacione mbi përhapjen e COVID-19.

Ndihma do të përfshijë gjithashtu 340 milion dollarë në Google Ads për të gjitha bizneset e vogla dhe të mesme që kanë pasur llogari aktive gjatë vitit të kaluar. Këto kredite mund të përdoren në çdo periudhë deri në fund të vitit.

Ndërkohë, 20 milion dollarë po ndahen në formën e krediteve në Google Cloud për studiuesit dhe institucionet akademike që studiojnë vaksina, terapi dhe të dhëna të tjera për të ndihmuar në përmbajtjen e përhapjes së COVID-19.

Ky është shembulli i fundit i kompanive teknologjike të cilat ndihmojnë në luftimin e përhapjes së COVID-19. Apple sapo lëshoi ​​një aplikacion ekzaminimi COVID-19 të mbështetur nga CDC, ndërsa kopmania mëmë e Google, Alfabet është duke ngritur vende testimi në Kaliforni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments