Forumi Rinor I Lëvizjes Besa në udhëkryqin afër shkollës mjekësore në Tetovë ka vendosur një gomë, e cila do të shërbejë si rreth-rrotullim.
Albi Qamili nga FR i Besës tha se në këtë udhëkryq, kanë ndodhur një sërë aksidentesh, që kanë përfunduar me lëndime të rënda dhe dëme material.
“Komunën tonë si duket e ka zënë gjumi dhe nuk sheh më larg se qendra e Tetovës. Ndaj këtij problemi as që kanë reaguar e lere më të marrin masa për rregullimin e problemit. Andaj, duke mos dashur që të rrimë duarkryq, sikurse komuna jonë, ne rinia e Lëvizjes BESA, vendosëm sot, që në shenjë sensibilizimi të opinionit, por edhe në mungesë të buxheteve, ta vendosim këtë rreth rrotullim të improvizuar, me shpresë se, udhëheqësin e komunës tonë, do e zgjojmë nga gjumi dimëror dhe do merr masa për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Albi Qamili, kryetar i FR Besa Tetovë