Gjyla Çeliku / Politika, ligjet, premtimet, votimet

311

Shpesh përzihen juristët me politikën duke u bazuar që nga ligjet e mësuara përmendësh mund të jenë edhe politikanë të sukseshëm. Politika nuk është ligj, as normë, as sanksion, është baza nga e cila buron ligji. Politika është ajo që me përfaqësuesit e saj sjellin ligje për të mirën e vendit por duke i balancuar me kërkesat e popullit dhe ardhmërinë e shtetit. Politika në trojet tona uzurpon ligjin për ta pasur në kontrollë votuesin. Politika kontrollon gjykatën për të realizuar diktaturë me trend modern. Politika krijon mashtrues me profesion për të qëndruar në pushtet. Politika e orienton me raste edhe profesionalistin të shndërrohet në miniaturë ekselente propaganduese duke promovuar si të nevojshme ate që organizata e saj politike ka pasur mundësi ta bëj me vite dhe nuk e ka bërë. Politika nuk është reflektim me fjalë të urta për të fascinuar popullin që do kafshatën e bukës dhe stabilitet ekonomik, ajo është vepra në praktikë. Politika s’ka ligj, por ka strategji me vepra dhe dëshmi për popullin dhe fuqi ekonomike për shtetin.Shumë premtime, pak realizime!Shumë ligje, pak zbatime!Shumë aktrime, pak politikë me veprime!Në teoritë politike lejohen ëndërrat, në praktikë kërkohen kushtet dhe mundësitë për realizim.Çdo parti politike bart përgjegjësi ndaj çdo votuesi dhe votuesit kanë të drejtë të kërkojnë llogari për mosrealizimin e premtimeve!Nuk është kritikë të kërkosh llogari sepse politika është përgjegjësi! Nëse nuk respektohet ligji të dënon shteti, nëse nuk realizohet premtimi të dënon populli!Kaq miliona investime te kjo rrugë, te ajo rrugë, ndërsa harrohet që rrugët realizohen nga tatimet tona dhe vjedhja më e madhe realizohet nga ndërtimi i rrugëve. Harrohet që Kërçovë-Strugë u harrua kjo rrugë sepse kaluan vite e vite dhe akoma pa realizuar, kinezët u plakën në Maqedoni dhe kjo rrugë akoma e pandërtuar vazhdon! Profesorët kur mundohen të hiperbolizojnë punët e parealizuara me premtime boshe reflektojnë dhimbshëm te studentët e tyre dhe te populli që do të zgjedh pse duhet të besojë në ata/ato.Vullneti politik për tu realizuar duhet të posedojë bazën e shëndoshë politike dhe nëse kjo nuk ekziston atëherë vullneti dështon!Gjyla Çeliku