15.3 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeGjykatësi: Gruevski nga BDI është informuar se do të zgjidhet Talat Xhaferi...

Gjykatësi: Gruevski nga BDI është informuar se do të zgjidhet Talat Xhaferi më 27 Prill

Në Gjykatën Penale në Shkup sot u zhvillua seanca përfundimtare për organizatorët e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë.

Ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski u dënua me 6.6 vite burg, ish ministri i Lidhjes dhe Transporteve Mile Janakievski me 6 vite e tre muaj burg dhe ish ministri i Arsimit dhe Shkencës me 6 vite e tre muaj burg.

Gjykatësi, Ilija Tërpkov, gjatë leximit të aktakuzës tha se ish kryeministri Nikolla Gruevski nga BDI-ja është informuar se pikërisht më 27 prill do të votohet Talat Xhaferi kryetar i Kuvendit.

“I akuzuari Nikolla Gruevski i cili nuk është i kapshëm i ka dërguar mesazh Trajko Veljanovskit me përmbajtje: Nga Pançe Kralev, nga BDI, kam informacion nga njeriu që ka ardhur nga takimi me Talatin, se për sot pasdite pas orës 17:00 po përgatitet përzgjedhja e Talat Xhaferit kryetar me iniciativë të LSDM-së”, tha gjykatësi.

Kete pjese mund ta ndiqni nga minuta 33:10 ne videon me poshte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments