18.9 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeBotaGjykata Supreme: Trump nuk e shkeli Kushtetutën

Gjykata Supreme: Trump nuk e shkeli Kushtetutën

Gjykata e Lartë e SHBA-së anuloi vendimin e Gjykatës Federale të Apelit sot, i cili përcaktoi se ish-presidenti, Donald Trump shkelte Kushtetutën.

Trump u gjykua për shkelje të Kushtetutës duke bllokuar kritikët në llogarinë personale në Twitter, raporton cnbc.

Gjykatësit anuluan vendimin e Gjykatës së Apelit të Rrethit të Dytë dhe e dërguan çështjen në një gjykatë më të ulët me udhëzime për të refuzuar çështjen si të diskutueshme ose joaktive, duke marrë parasysh se tani ai është një person privat.

Një panel me tre gjyqtarë të Gjykatës së Rrethit të Dytë arriti në përfundimin në vitin 2019 se Trumpi veproi sipas detyrës zyrtare, por duke vepruar kështu, Trump përjashtoi individët nga forumi publik duke bllokuar kritikët dhe me këtë ka shkelur Amendamentin e Parë.

Llogaria e Trumpit në Twitter u bllokua për një kohë të pacaktuar pas trazirave në Capitol Hill më 6 janar, kur mbështetësit e ish-presidentit e sulmuan Kongresin, ku pesë njerëz u vranë. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments