Gjykata supreme do të mbajë seancë publike me rastin e ankesave kundër aktvendimit për rastin “Lagjja e trimave”, të cilin para dy viteve e konfirmoi Gjykata e Apelit në Shkup.
Për rastin janë dënuar gjithsej 33 persona, shtatë prej të cilëve me burg të përjetshëm, ndërsa 13 të tjerë me dënime 40-vjeçare me burg.
Në konfliktin në maj të vitit 2015, jetën e humbën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë, ndërsa u vranë edhe 10 anëtarë të grupit të armatosur.
Për ngjarjet nga Lagjja e trimave më 9 dhe 10 maj me burg u dënuan gjithsej 33 persona, ndërsa u liruan katër persona.
Për ngjarjet në “Lagjen e trimave” nga shkurti I vitit 2016 në Gjykatën penale u zhvillua seancë gjyqësore ndaj 29 personave të cilët ngarkohen për vepra të kryera penale “organizim terrorist” dhe “terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë para Gjykatës u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.
Rasti më vonë u bashkua me rastin “Vetëtima” në të cilën u zhvillua procedurë kundër tetë personave ndihmues të grupit të armatosur nga “Lagjja e trimave”, me çka numri I të akuzuarve u rrit në gjithsej 37.
Nga 37 të akuzuarit për terrorizëm dhe organizim terrorist, 33 persona u dënuan për veprat, ndërsa për katër persona u soll aktvendim lirues.
Gjykata penale në nëntor të vitit 2017 me burgim të përjetshëm dënoi tetë të akuzuar për sulmin në “Lagjen e trimave”, ndërsa 13 të akuzuar morën dënime prej 40 vite burg.
Dënim me burg prej 20 viteve u dënuan pesë të akuzuar, dy vite më pak mori një I akuzuar, ndërsa nga dy të akuzuar morën dënime prej 14, 13 dhe 12 viteve.
Aktvendimet më vonë në korrik të vitit 2019 I konfirmoi edhe Gjykata e Apelit në Shkup.