16.5 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeAnketë e Portalb: Tetovarët duan ndryshim, kundër Teuta Arifit në krye të...

Anketë e Portalb: Tetovarët duan ndryshim, kundër Teuta Arifit në krye të komunës

https://portalb.mk/750878-qytetaret-kerkojne-ndryshime-ne-tetove-video/

Qytetarët e Tetovës shprehen të pakënaqur me mënyrën se si është menaxhuar me qytetin gjatë viteve, duke theksuar se mbytet në mbeturina, ende ka restrikcione për ujin e pijshëm, rrugët janë me gropa, nuk ka mjaftueshëm parking, nuk ka transport publik ndërsa komunikacioni është i stërngarkuar. Më tej, ende nuk ka bibliotekë të re dhe teatër si dhe ndërtimet ilegale vazhdojnë të uzurpojnë hapësirat publike, shkruan Portalb.mk.

Është koha kur partitë bëjnë përzgjedhjen e kandidatëve për kryetarë të komunave në Maqedoninë e Veriut. Partia në pushtet nga radhët e së cilës vjen edhe kryetarja aktuale, ende nuk e ka be publik emrin e kandidatit apo kandidates.

Por sa partitë i dëgjojnë qytetarët dhe sa i marrin ata parasysh nevojat dhe vërejtjet e tyre? Sidomos partia e cila udhëheq me komunën dhe njëkohësisht është pjesë e pushtetit qendror.

Pakënaqësia e qytetarëve duhet të jetë motiv për partitë politike në Maqedoni të Veriut të bëjnë ndryshime në kuadrot e tyre sidomos për pozitat udhëheqëse dhe për pozitat te cilët me punën e tyre dhe vendimet që marrin ndikojnë drejtpërdrejt në kualitetin e jetës së qytetarëve. Nëse partitë vërtetë kanë për qëllim mirëqenien e qytetarëve, zhvillimin dhe progresin, apo ruajtjen e ambientit jetësor siç doli BDI në publik me “Agjendën e gjelbër”, atëherë duhet së paku të dëgjojnë atë çfarë kërkojnë qytetarët dhe të shohin se sa deri më tani kryetarët e komunave nga radhët e tyre kanë punuar në atë drejtim. Ndryshimet dhe politika vendore burojnë nga nevojat e popullit dhe krerët e partive duhet të dëgjojnë zërin e tyre.

Qytetarët u shprehën të vetëdijshëm për kalkulimet politike mes partive, dhe se kandidati i partisë e cila do të bëje më mirë kalkulimet dhe pazaret politike do të dale fitimtare në fund, si që ndodhi në zgjedhjet e kaluara, por kjo mënyrë e funksionimit dëshmoi që shkon në dëm të qytetarëve. Pra, në fund pësojnë qytetarët, prandaj ata kërkojnë ndryshim si ne menaxhim por edhe në mënyrën se si bëhet përzgjedhja sepse këto kalkulime nuk i marrin parasysh nevojat e qytetarëve por bëhet në mënyrë autoritative nga partitë politike.

Në një anketë të Portalbit të bërë të premten, shumica kanë shprehur të pakënaqur për punën e Teuta Arifit si kryetare e Tetovës. A do të hasin qytetarët përsëri në vesh të shurdhër dhe Arifi do të jetë serish kandidate e BDI-së për qytetin? Çfarë kanë mësuar partitë tjera që do të garojnë për Tetovën? Çfarë profili dhe përvoje do të kenë kandidatët e tyre? A do të jenë qytetarët përsëri viktimë e keq-menaxhimit si pasojë e pazareve politike mes partive? Do të shohim në ditët në vijim kur do t’i mësojmë emrat e të gjitha kandidatëve…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments