10.2 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeGjykata Kushtetuese: Janë të pasakta pretendimet e ministrit Lloga

Gjykata Kushtetuese: Janë të pasakta pretendimet e ministrit Lloga

Janë të pasakta pretendimet e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga se nga Gjykata Kushtetuese është kërkuar mendim në çfarëdo forme për veprim të mëtutjeshëm me lëshimin e certifikatave sepse nuk ka ardhur një shkresë e tillë as nga Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, e as nga Ministria e Drejtësisë, informojnë nga Gjykata Administrative.

Nga Gjykata Administrative reagonl në, siç thonë “pretendimeve të pavërteta dhe të pasakta” ​​të ministrit të Drejtësisë Krenar Lloga në televizionin “Sitel”, i cili “gabimisht e informon opinionin lidhur me të ashtuquajturin Udhëzim për udhëhqjen e librave amë”.

“Në përputhje me qëndrimin kushtetues që  Gjykatës Kushtetuese i siguron  të distancohet nga çdo autoritet politik, Gjykata thekson se është e palejueshme që një anëtar i Qeverisë si bartës i pushtetit ekzekutiv publikisht t’i sjellë në iluzion  qytetarët duke paraqitur konstatime arbitrare dhe të pavërteta lidhur me punën e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në reagimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në interes të ruajtjes së dinjitetit dhe reputacionit të Gjykatës si i vetmi institucion me kompetenca të tilla, informojmë se Gjykata Kushtetuese komunikon nëpërmjet akteve të saj, por në asnjë rast nuk është pjesë e procedurës formale që Gjykata të konsultohet me ndonjë pjesëmarrës në procedurë dhe këshillojë pasi do të merret një vendim.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka kompetencë të thotë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm pas marrjes së vendimeve, pasi miratuesit e akteve kanë detyrimin t’i zgjedhin problemet”, thuhet në reagimin e Gjykatës Kushtetuese.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments