11.3 C
Tetovo
E diel, 5 Maj, 2024
BallinaLajmeGjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për...

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për ish-oficerin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dritan Goxhaj

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masën “arrest në burg” për ish-oficerin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  Dritan Goxhaj. Ai kërkuar më herët ndryshim mase, teksa ishte dënuar me “40 ditë arrest në burg”. Mbrojtja kishte kërkuar revokim të masës arrest në burg, me argumentin se s’ka provë të re që prej ditës kur ishte dhënë masa. Në sallën e gjyqit, Dritan  Goxhaj ka deklaruar se nuk kishte bërë asgjë të paligjshme. Institucionet e drejtësisë sqaruan se ndalimi u bë pasi ai akuzohet për kryerjen e veprave penale: “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”. Ai pritet të ekstradohet drejt Republikës së Kosovës, pas realizimit të procedurave nga autoritetet shqiptare. Gjykata Speciale kishte lëshuar urdhër-arrest për Dritan Goxhajn, i cili ka qenë shoqërues i trupave amerikane gjatë vitit 1999. Ai iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë së Shqipërisë,  në shkollën e aviacionit dhe ka pasur autorizimin e Shtabit të Përgjithshëm  të UÇK-së që të mbante kontakte me komandën e forcave amerikane, në Shqipëri.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments