22.8 C
Tetovo
E shtunë, 18 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaDASH: Veprimet e Qeverisë së Kosovës pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, janë...

DASH: Veprimet e Qeverisë së Kosovës pa koordinim me bashkësinë ndërkombëtare, janë në kundërshtim me kërkesat për shtendosje

Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdimisht ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ketë koordinim në vendimet, që i marrin lidhur me komunat veriore. Veprimet e fundi që kanë të bëjnë me kërkesën për lirimin e objektit të komunës në Mitrovicën e Veriut, janë në kundërshtim me kërkesat për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, tha se jemi të vetëdijshëm se qeveria komunale e Mitrovicës së Veriut ka marrë një vendim për t’u kërkuar punonjësve të disa zyrave të qeverisë serbe të largohen nga ndërtesa ku ata kanë funksionuar.  Administrata e Bajdenit vazhdimisht i ka kërkuar Kosovës, përfshirë kryetarët e komunave të saj në komunat veriore, të ushtrojnë përmbajtje dhe të përmbahen nga ndërmarrja e çfarëdo veprimi që mund të rrisë tensionet, ose të shihet si provokues. Departamenti i Shtetit theksoi se këto veprime të autoriteteve të Kosovës nuk ishin të koordinuara me bashkësinë ndërkombëtare dhe janë në kundërshtim me kërkesat specifike për të parandaluar përshkallëzimin. Departamenti i Shtetit vazhdon të theksojë rëndësinë e dialogut diplomatik në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments