8.4 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBotaGjermania ligjërisht do ta bëjë më të lehtë marrjen e shtetësisë

Gjermania ligjërisht do ta bëjë më të lehtë marrjen e shtetësisë

Gjermania po përgatit një ligj të ri që do të lehtësojë marrjen e nënshtetësisë gjermane për të huajt. Është një nga masat si pjesë e reformës më të gjerë të politikës së imigracionit që synon rritjen e fuqisë totale të punës. Projektligji, i cili do të paraqitet në Bundestag në muajt në vijim, do të bëjë të mundur aplikimin për shtetësi pas pesë vitesh qëndrimi në vend, në vend të tetë që është aktualisht.

Ata që shprehin dëshirën për integrim të shpejtë, për shembull nëse mësojnë gjermanisht, do të mund të paraqesin një aplikim tashmë pas tre vjetësh, shkruan tportal, transmeton N1 Kroacia.

Ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për emigrantët nga vendet jashtë BE-së gjithashtu do të hiqet, që do të thotë se emigrantët nuk do të duhet të heqin dorë nga shtetësia e vendit të tyre. Aktualisht, vetëm personat me pasaporta të BE-së ose ata me një prind nga Gjermania kanë të drejtën e nënshtetësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments