12.3 C
Tetovo
E hënë, 12 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaGjermania blen 140 dronë të armatosur nga Izraeli për 152.6 milionë euro

Gjermania blen 140 dronë të armatosur nga Izraeli për 152.6 milionë euro

Gjermania pas shumë vitesh debate do të marrë për herë të parë mjete ajrore pa pilot, thanë sot burime parlamentare.

Deri më tani, forcat e armatosura gjermane kanë pasur të drejtë të kenë vetëm dronë të paarmatosur për qëllime zbulimi, duke lënë aleatët e tjerë të përdorin dron të armatosur në terren.

Komisioni Parlamentar për Mbrojtjen miratoi sot blerjen e 140 dronëve të armatosur Heron TP nga Izraeli me një kontratë me vlerë 152.6 milionë euro.

Dronët pritet të dorëzohen brenda dy viteve, nga të cilët 60 do të përdoren për trajnime dhe 80 të tjerët do të përdoren për “vendosje operacionale”.

“Situata e sigurisë në Evropë ka ndryshuar ndjeshëm me sulmin rus ndaj Ukrainës”, thuhet në një dokument të Ministrisë së Mbrojtjes të paraqitur në një komision parlamentar.

“Për të përballuar kërcënimin e ri, pajisjet e Bundeswehr-it duhet të modernizohen menjëherë, veçanërisht armatimi i dronëve Heron. “Është absolutisht e nevojshme, sepse përndryshe do të rrezikohen interesa serioze shtetërore të natyrës politike dhe kjo është e papranueshme”, thuhet në dokument.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments