19.2 C
Tetovo
E martë, 7 Maj, 2024
BallinaEkonomiGjermanët, nga frika e mungesës së gazit, po blejnë ngrohje elektrike dhe...

Gjermanët, nga frika e mungesës së gazit, po blejnë ngrohje elektrike dhe shporeta me dru

Gjermanët, nga frika e mungesës së gazit, po blejnë gjithnjë e më shumë ngrohje elektrike për vjeshtë dhe dimër, megjithëse zyrat e mbrojtjes së konsumatorit paralajmërojnë për natyrën joekonomike të këtij lloji të ngrohjes, raportojnë mediat lokale.

Kemi një kërkesë mbi mesataren për ngrohje”, tha rrjeti i dyqaneve të mallrave elektrike.

Rrjeti i dyqaneve të materialeve të ndërtimit ka shënuar një kërkesë 100 për qind më të lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Kërkesa është rritur ndjeshëm në tre javët e fundit,” thotë Florian Preus i zinxhirit Hornbach.

Siç raporton agjencia DPA, qytetarët gjermanë kanë gjithnjë e më shumë frikë se Rusia mund të ndalojë plotësisht dërgimin e gazit në Gjermani.

Ekspertët vlerësojnë se në vjeshtë, kur qytetarët kthehen nga pushimet verore, mund të pasojë një nxitim i vërtetë drejt ngrohësve elektrike. Njëkohësisht, zyrat e mbrojtjes së konsumatorit paralajmërojnë për çmimet e larta të ngrohjes së pajisjeve të tilla dhe theksojnë se ngrohja elektrike është e përshtatshme vetëm në rast të një defekti afatshkurtër.

“Ngrohja afatgjatë elektrike nuk ka kuptim.” Ngrohja me ngrohje elektrike është ende tre herë më e shtrenjtë se ngrohja me gaz”, thotë Reinhard Loch nga Zyra e Mbrojtjes së Konsumatorit të shtetit federal të Rhine-Westfalen.

Për momentin, gazi nuk vjen në Gjermani përmes gazsjellësit kryesor Nord Stream 1 për shkak të riparimit të termocentralit. Shumë kanë frikë se pas riparimit njëjavor, Rusia nuk do të lëshojë më gaz përmes këtij tubacioni.burimi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments