3.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeGjatë vitit 2020 më shumë lindje u regjistruan në Tetovë

Gjatë vitit 2020 më shumë lindje u regjistruan në Tetovë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2020 ka pasur 19 167 lindje, ashtu që më së shumti lindje ka pasur në Tetovë, Çair dhe Kumanovë, transmeton Portalb.mk.

Në Tetovë gjatë vitit që e kaluam ka pasur 1 036 lindje, në Kumanovë 996 lindje, Çair 937, për të vazhduar pastaj me komunën tjetër të Shkupit, Aerodromin me 790 lindje.

Në gjithë territorin e Shkupit (Aerodromi, Buteli, Gazi Baba, Gjorçe Perovi, Karposhi, Kisella Voda, Saraji, Qendra, Çairi, Shuto Orizara) janë regjistruar 6 163 lindje, duke mos llogaritur 251 lindje në Haraçinë, Ilinden 157, Studeniçan 455 dhe Çunçer Sandevë 123 lindje.

Në Qytetin e Gostivarit u regjistruan 613 lindje, në Prilep 585, Strugë 571, Strumicë 504, Ohër 462, Shtip 396, ndërsa në qytetet tjera më pak. Raportohet që nga gjithsej 19 167 lindje, si lindje të gjalla në përfundim kanë qenë 19 031, prej të cilëve 9 796 meshkuj dhe 9 235 femra.

Ndryshe, numri i të porsalindurve të gjallë në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut është zvogëluar për 4.1% në krahasim me vitin paraprak.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika, në vitin 2020 kanë lindur 19.167 foshnja prej të cilëve 19.031 të gjallë, ndërkaq 136 të vdekur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments