8.1 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeBDI përshëndet vendimin e Presidentit Xho Bajden

BDI përshëndet vendimin e Presidentit Xho Bajden

Nga BDI thonë se gëzon fakti që ndër ata që kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor janë etiketuar dhe përfshirë edhe personat që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit të cilat janë vijat tona të deklaruara botërisht të kuqe.

Bashkimi Demokratik për Integrim plotësisht përkrah vendimin e Shteteve të Bashkuara, përkatësisht përkushtimin e tyre për të nxitur llogaridhënien dhe për të luftuar korrupsionin në Ballkanin Perëndimor
dhe në të gjithë botën.

BDI si një parti përgjegjëse në Maqedoninë e Veriut përshëndet vendimin e Shtëpisë së Bardhë me qëllim garantimin e sigurisë dhe stabilitetit politik në Ballkanin Perëndimor dhe angazhimi i administratës Biden për
avancimin e interesave thelbësore në mbrojtjen e institucioneve demokratike do të jetë synim drejt të cilit BDI asnjëherë nuk do të ngurojë së afruari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments