7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeGËRVALLA-OSMANI: IDETË PËR NDRYSHIM KUFIJSH NË BALLKAN – TË RREZIKSHME

GËRVALLA-OSMANI: IDETË PËR NDRYSHIM KUFIJSH NË BALLKAN – TË RREZIKSHME

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla dhe homologu i saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, kanë kundërshtuar çfarëdo ideje për ndryshim të kufijve në Ballkan, duke e cilësuar edhe si të rrezikshme. Ata këto komente i kanë bërë në konferencën e përbashkët për media pas takimit që kanë pasur në Prishtinë.

“Është e rrezikshme kur jepen dhe bëhen tendenca të tilla, me ndarje dhe vija etnike, andaj për neve është shumë e qartë që për neve nuk ka rëndësi ai dokument, por është shumë e rrezikshme sepse nxit konflikte” -ka thënë Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.

Ndërsa Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se nuk duhet rënë në kurthe të tilla duke ju referuar një dokumenti i cili parashihte ndryshim të kufijve në Ballkan.

“Ne nuk duhet të biem pre e atij kurthi, sepse ajo gjë është përgënjeshtruar dhe nuk mendoj që është në rregull që këtë dokument ta lidhim me Slloveninë. Alternativa e vetme është zgjerimi i NATO-s për paqe”, tha Osmani.

Ministri Osmani i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë, tha se mbështet dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që duhet të përfundojë me njohje reciproke. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments